Qani Mehmedi kundër protestës në Kumanovë, për këtë arsye!

Publicisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Maqedoni, Qani Mehmedi, ka thanë në Info Magazine të Klan Kosovës se asht kundër protestës së organizueme në Kumanovë mbas vrasjes së Almir Aliut nga maqedonasi, Bojan Ilic.

Kjo për arsye se, simbas Mehmedit, vrasja asht ba nga nji i krisun dhe çashtja nuk duhet me u politizue.

“Duhet me ruejtë gjakftohtësia, akte të tilla ndodhin ndokund në botë, njerëz të krisun ka në çdo vend të botës edhe pse nuk dihet a asht i krisun. Unë jam dhe kundër kësaj protestes, nuk duhet me u politizue kjo ngjarje, kur nuk dihen saktë motivet e tij, se a janë motive nacionaliste apo vetëm motive personale, nji akt kriminal”, ka thanë Mehmedi.

Megjithatë, Mehmedi e ka pranue se nji urrejtje maqedonase kundër faktorit shqiptar në Maqedoni asht kultivue tash e sa vjet.