Qe 5 emnat e propozuem prej Rektorit për Prorektor

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema gjatë mbledhjes së parë të mbajtun me Senatin e UP’s i ka propozue 5 kandidatë për Prorektor.

Naser Sahiti, Prorektor për mësimdhanie, Mryrvete Badiviku Prorektore për financa, Afrim Hoti Prorektor për marrëdhanie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi Prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, Prorektor për shkence, janë emnat e propozueme nga Rektori Dema.

Këta emna kane me iu përcjellë për votim Këshillit Drejtues të UP’s.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje ishin 13 pika, të cilat kanë të bajnë me punët e mbetuna përgjysë për shkak të mungesës së menaxhmentit në UP, si çashtja e kontratave dhe angazhimi i stafit akademik.