Qe arsyeja e mbledhjes së LDK’s

LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës asht mbledhe në këto momente.

Aty, simbas ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, asht tue u diskutue për qëndrimin që kjo parti ka me mbajtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet më 3 Gusht.

Abrashi, në nji prononcim për televizionin publik, ka thanë se “ende nuk kanë ndonji qëndrim zyrtar për seancën”, por të gjitha pritet m’i sqarue sot në mbledhje.