Qe arsyeja pse Kim Jong-un asht aq i patrembun nga lufta nukleare (foto/video)

Korea e Veriut krenohet me sistemin ma të thellë nëntokësor në galerive në botë, që don me thanë se banorët e Pyongyang’ut (kryeqytetit) munden me u mshefë 360 metra nën tokë nëse lufta bërthamore shpërthen.

Këto fotografi tregojnë mbrendësinë e sistemit ma të thellë të metrove të Phenianit, që ka me u dyfishue si nji bunker bërthamor nëse shpërthen lufta midis Koresë së Veriut dhe SHBA’ve.

Imazhet tregojnë udhëtarët tue përdore sistemin ma të thellë të trenave nëntokësorë në botë, që përfshin dy linja me nji gjatësi të kombinueme prej 18 miljesh, nën kryeqytetin e Koresë së Veriut.

Punimet e ndërtimit në “Metro Pyongyang” filluen në vitin 1968 dhe u inaguruen në vitin 1973, nga Kim Il Sung, gjyshi i diktatorit aktual Kim Jong-un.