Qe çfarë masa ekstreme ndërmerr Kina ndaj myslimanëve

Kina duket se po ju kërkon mostrat e ADN’s të gjithë banorëve të nji rajoni mysliman që po mbahet nën vëzhgimin e fortë të sigurisë, bajnë të ditun vëzhguesit e të drejtave të njeriut.

Policia në rajonin e Xinjiang konfirmoi për “The Associated Press” se qeveria asht tue ble të paktën 8.7 milionë dollarë pajisje për me i analizue mostrat e ADN.

Vëzhguesit e “Human Rights Watch” paralajmëruen se nji program i tillë analizash mundet me u përdorë si nji mënyrë që autoritetet me forcue kontrollin e tyne politik.

Njoftimi vjen mbasi autoritetet kineze ju kërkuen banorëve të Xinjiang vitin e kaluem të paraqesin mostrat e ADN, shejat e gishtave dhe regjistrimet e zanit për me i marrë pasaportat për udhëtime jashtë vendit.