Qe çfarë shërbimesh do t’i ofrojë Kosovës kompania e afërt me Trump’in

Kompania e cila po konsiderohet me ndikim te Presidenti i SHBA’ve, Donalt Trump, e angazhueme nga Zyra e Presidentit të Kosovës ka me ofrue shërbime të shumta në mbështetje të Kosovës.

Simbas Zyrës për Informim të Presidentit të Kosovës, kompania amerikane “Ballard Partners” me bazë në Florida, me përvojën dhe kontaktet që ka, do të mbështes iniciativat e institucioneve të Kosovës për ballafaqimin më të kaluemen, tue ndihmue në krijimin e nji dinamike të re në procesin e pajtimit.

“Kompania “Ballard Partners” po ashtu do të ndihmojë në modernizimin dhe në transformimin e FSK’s, në nji forcë multietnike si dhe në implementimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigje të Presidencës për lajmi.net.

Simbas kësaj zyre, kompania amerikane do ndihmojë Kosovën në thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës, zgjanimin e marrëdhanieve bilaterale dhe multilaterale, zhvillimin e ekonomik dhe sigurinë, nxitjen e investimeve tregtare etj.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka sqarue edhe formën e lidhjes së kontratës me kompaninë amerikane.

Simbas tyne, procedurat kanë fillue mbas kërkesës që Presidenca i ka ba Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndamje të buxhetit shtesë për angazhimin e nji kompanie ndërkombëtare të konsulencës.

“Pas miratimit të buxhetit nga komisioni dhe më vonë nga Parlamenti i Kosovës, përmes ligjit të buxhetit, Presidenca ka zhvilluar procedurat në harmoni me ligjin”, thuhet në përgjigjet e tyne.

Kompani të tilla kanë të gjitha Qeveritë e shteteve të rajonit.

Ma herët ishte raportue se Serbia ka angazhue nji kompani lobingu në Washington dhe Berlin.

 

Shperndaje në: