Qe cila lagje e Prishtinës e ka ajrin ma të ndotun

Banorët e lagjes “Dardania” të Prishtinës thithin ajrin ma të ndotun, ndërsa ata të lagjes “Bregu i Diellit”, ajrin ma të pastër.

Kështu u ba e ditun sot nga Komuna e Prishtinës, gjatë prezantimit të raportit të parë rreth matjes së cilësisë së ajrit në kryeqytet për muejin Prill.

Drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi gjatë prezantimit të këtij raporti në nji konferencë për media, tha se raportet të tilla kane me u ba edhe në t’ardhmen në baza tre-mujore.

Nushi potencoi se pajisjet për matjen e cilësisë së ajrit janë të instalueme në disa lagje të Komunës së Prishtinës, dhe matja bahet në të njajtën kohë në të gjitha lagjet.

Matjet kyçe në ato pikat kulminante që ne i bëjmë ose ne i raportojmë apo në bazë të cilave i bëjmë raportimet, janë në bazë të mesatares së tri periudhave ditore. Mesatarja në orën 10:00, në ora 13:00 dhe në ora 18:00. Gjithsej janë dhjetë parametra për ndotjen e ajrit përfshirë këtu edhe zhurmën e qytetit, matet edhe radioaktivitetit në kryeqytetin tonë, në këto lagje. Mirëpo duhet ta theksojmë se prej këtyre dhjetë parametrave kemi të bëjmë edhe me dioksidin e karbonit, e cila sipas legjislaturës aktuale nuk guxon të matet, nuk guxon të përfaqësohet në këto lloj të raportimeve, e vetmja arsye se dioksidi i karbonit matet në burim dhe nuk matet në hapësira të qytetit”, tha ai.

Ndërsa, zyrtari për monitorim të ajrit dhe zhurmës, Sabit Restelica tha se parametri kryesor i ndotjes asht pluhuni, derisa shtoi se në tanë Kosovën janë të instalueme pajisje për matje në 12 stacione, por që niveli i matjeve kontinuale s’asht ende në nivel të kënaqshëm.

Banka Botnore në raportet e saj disa herë ka theksue për nivelin e madh të ndotjs në kryeqytet.

Sipas BB, prania e grimcave të vogla n’ajer asht e rrezikshme për sistemin e frymëmarrjes.