Qe cilat Qeveri të botës filluen hetimet për rastin “Panama Papers”

Qeveritë nga e tanë bota filluen sot hetimet për keq-bamjet e mundshme financiare nga të pasunit dhe të fuqishmit, mbas publikimit të dokumenteve nga nji firmë panameze e cili dyshohet se ka ndihmue klientët me shmang tatimin ose me ba pastrimin e pareve, raporton Reuters.

Në dokumentet e detajueme përfshihen nji grup i figurave me ndikim, tue fillue prej miqve të Presidentit rus Vladimir Putin, të afërmit e Kryeministrave të Britanisë, Islandës dhe Pakistanit, dhe Presidenti i Ukrainës, thonë gazetarë të cilët zbuluen këto dokuemente.

Australia, Zelanda e Re, India, Franca janë disa nga shtetet që thanë se kanë fillue hetimin e akuzave, të bazueme në ma shumë se 11.5 milionë dokumentet e firmës ligjore “Mossack Fonseca”, të përqendrueme në parajsën e taksave në Panama.