Qe cilat shtete ofrojnë mbështetje për Kosovën për agjendën europiane dhe liberalizimine vizave

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, i ka pritë sot në takime të ndame ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese, dhe ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, me të cilët ka bisedue për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas nji njoftimi të kësaj ministrie, gjatë takimeve me diplomatë europianë, ministri Çollaku ka vlerësue përkrahjen e deritanishme dhe e ka shpreh bindjen se përkrahja e këtyne shteteve nuk ka me mungue as në këtë fazë kur po i afrohemi vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave.

Ne kemi dëshmuar përkushtim në këtë proces duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara. Jam i bindur se puna jonë do të vlerësohet drejtë dhe do të pasojë me një vendim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë lëvizje pa viza në Zonën Schengen. Si udhëheqës i këtij procesi besojë se do të kemi mbështetjen e shteteve mike që kjo çështje të përmbyllet suksesshëm dhe sa më parë”, citohet të ketë thanë ministri Çollaku gjatë këtyne takimeve.

Nga ana tjetër ambasadorët, shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për të vazhduar me mbështetje ndaj agjendës evropiane të Kosovës e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim.