Qe cili asht vendimi i Gjykates Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

gjykatakushtuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmënisë së dy vendimeve të 12 Qershorit 2015, që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me pronat e kontestueshme në Deçan.

Kërkesa e parashtrueme nga Manastiri i Deçanit, që asht prezentue nga Dragutin (Sava) Janjiq, kryemurg i këtij manastiri, konteston vendimet nr. AC-I-13-0008 dhe AC-I-13-0009 të datës 12 Qershor 2015, te Kolegjit te Ankesave te Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, te cilat parashtruesit i janë dorëzue me 9 Korrik 2015.

Si rezulltat i kësaj, Gjykata Kushtetuese ka vendosë që këto vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të jenë të pavlefshme dhe se të dy vendimet e Kolegjit të Specializuar për Pronësi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të 27 Dhetorit të 2012’s janë përfundimtare të detyrueshme.

Ata kanë konstatue gjithashtu se, ka pasë shkelje të nenit 21 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

gjykata kushtetuese manastiri