Qe çka i kërkon nji qytetar serb Haradinajt në këmbim të votës

Lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, mbasi ka ecë rreth 5 kilometra nëpër nji shteg malor, bashkë me zyrtarë të partisë, asht ndalë në katundin Kremenatë të Kamenicës.

Ky asht nji katund në zonën kufitare me Serbinë, i cili vazhdimisht braktiset nga banorët për mungesë të rrugës e kushteve të tjera për jetesë.

Haradinaj, i cili para pak ditësh mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës, iu ka ba thirrje banorëve të kësaj ane me ndejt në trevat e tyne.

Nji qytetar i asaj ane i nacionalitetit serb i katundit Kremenatë ia ka premtue votën Haradinajt. Por, ai ka pasë dhe nji kërkesë nga shefi i Qeverisë, të cilin e ka quejt “trim”. Ai tha se ndjehen të lirë në katund, por vjedhjet e pronave janë të shpeshta.

“Ti qenke trim… Në Kamenicë nuk kisha ardhë, por erdha për ju”.

“Kemi problem me vjedhje, vjedhet gjithçka edhe neve edhe shqiptarëve…Nëse na siguron këtë që nuk ka vjedhje, keni votën time”, u shpreh ky banor.