Qe çka i kishte thanë Limaj Milosevic’it në Hagë!

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka rrëfye për takimin e tij me ish liderin serb, Slobodan Milosevic, derisa ishte në Hage.

Ai tha se, takimi kishte ndodhë në lift, derisa Milosevic’it i kishte thanë që të mos e përshëndeste.

“Ishim në lift bashkë, veç na dy. Po i them: ne vërtetë po mundohemi me qenë korrektë me njerëz këtu… por me ty s’muj me komuniku unë dhe mos më përshëndet kurrë. Me shikoi e tha: Pse? Nuk muj me komuniku me ty, sikurse muj me komuniku me këta serbët e tjerë, se ata janë viktima tuat, e ti je kreator i krejt asaj çka ka ndodh në ish-Jugosllavi”, tha Limaj në emisionin ‘N’kosovë Show’