Çka i ofruen Vucic’it për me njoftë Kosovën

aleksandarvucic

Aleksandar Vulin, nënkryetar i Partisë “Lëvizja Socialiste” dhe ministër i Punës në Qeverinë e Serbisë, ka thanë se kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka mohue oferta të njerëzve ma të fortë në botë që të nënshkruejë njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Ai për mediat serbe ka thanë se Vucic në kambim të njohjes së Kosovës, i asht ofru gjithçka që do deri në fund të jetës së tij.

“Kemi pasë oferta të hapuna që ta njohim Kosovën dhe nuk kemi pranu. Këto oferta kryeministrit Vucic ja kanë ba në praninë time. Jam dëshmitar se këto oferta i ka marrë nga njerëzit ma të fuqishëm në botë.

‘Pranoje Kosovën dhe e ke të garantueme se do të fitosh çdo gja deri në fund të jetës’. Por Vucic, pa asnji dyshim i ka refuzue ato”, ka thanë Vulin, raporton lajmi.net.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk ka saktësu se kush kanë qenë ata persona, por simbas tij, ata kanë qenë përfaqësues të aleancave ma të fuqishme të botës.

Çashtja e Kosovës asht nji ndër temat kryesore në fushatën parazgjedhore në Serbi, ku parti politike, si nga pozita ashtu edhe opozita, po e përdorin për poena politikë.