Qe çka i propozon zyrtari i Nisma – Vetëvendosjes

NISMA flet për mundësinë e formimit të Qeverisë nga VV. Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha nga radhët e Nismës, ka folë rreth ftesës së Albin Kurtit, që deputetet e PAN’it t’i bashkohen kësaj partie dhe ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Berisha tregoi se a duhet Vetëvendosja me ba ftesa të tilla.

“Vetëvendosja asht subjekti i dytë politik në këto zgjedhje simbas rezultateve, dhe rrjedhimisht e logjikisht simbas sovranit, votes së qytetarit asht subjekti i parë ai që ban thirrje me formue qeverinë, dhe nëse nuk mundet i pari, i vjen rendi Vetëvendosje”, ka thanë ai për Gazetën Blic.

“Asht mirë që Albin Kurti me qenë zavendës kryeministër dhe ministër i punëvë të jashtme, dhe t’i ketë Ministrinë e Drejtësise, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ndonji Ministri tjetër, që përputhet me qëndrimet e tyne të proklamueme deri tash” , tha ai.