Qe çka ju premtoi policëve kryeministri Haradinaj (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin, me bashkëpunëtorët, të cilëve iu ka premtue se ka me u ba e pamunduna për nivelizimin e pagave simbas kategorive, tue marrë për bazë Ligjin për FSK, por gjithashtu ka me u angazhue për lehtësina për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndrrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare.

Simbas nji komunikate të Qeverisë, kryeministri u interesue për kushtet e punës së policëve, si nji nga shtyllat e sigurisë së qytetarëve, tue u premtue sindikalistëve të policisë kosovare se ka me punue ngushtë me ta për përmirësimin jo vetëm të kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së policëve, por edhe për me avancue dhe plotësue legjislacionin për Policinë e Kosovës.

Komunikata:

“Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat që e presin PK, njëherësh ata shtruan edhe kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Haradinaj nga ana e tij shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare etj..

Shperndaje në: