Qe çka ka rrezikue tërmeti i fuqishëm në Japoni!

Mbas tërmetit që goditi Japoninë, që po njihet si nji ndër tërmetet ma të fuqishme ndonjiherë, ka pasë nji zjarr në nji fabrikë në qarkun Nishikimachi, në pjesën e centralit bërthamor Fukushima.

Autoritetet japoneze sapo i thanë BBC se janë tue shkym zjarrin i cili ka nisë rreth orës 06:40 minuta. Ata thanë se nuk ka asnji shej të damtimit të centralit në këtë kohë.

Ndërkohë që po kritikohet Shërbimi Gjeologjik amerikan, i cili parashikonte që tërmeti të ishte i 7.4 shkallë, e që për fat doli me qenë 6.9 shkallë të Rihterit. Tërmeti, me epiqendër në det, u ndje edhe në kryeqytetin Tokio, për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dame. Mija persona u evakuuen në zona të tjera.