Qe çka kërkon Prokuroria për rastin Dehari

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklarue Radios Europa e Lirë, të Diellën, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë krye të gjitha hetimet në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, mbasi u arrestue javë ma parë me akuzën për përfshimje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeriasht dërgue në spital pa sheja jete.

Ai tha se prokurori asht tue mbledhë edhe disa informacione, por ato ma kryesoret kanë me qenë mbas përfundimit të autopsisë që ka me u ba nga ekspertët mjeko-ligjorë.

“[I ndjeri] asht dërgue për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aty tash i kemi disa kërkesa të familjarëve se duen ekip ma të gjanë dhe ekspertë të jashtëm. Mirëpo, na kemi me veprue në kuadër të kompetencave të Kodit të Proceduarës Penale. Na, po ashtu, e kemi lëshue urdhnesën për caktimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë (kosovarë) që kanë me marrë pjesë në autopsi”, shpjegoi Hoxha.