Qe çka lejohet e çka nuk lejohet mbas liberalizimit të vizave!

vizatliberalizimi

Shumë qytetarë të Kosovës, janë n’ethe të pritjes së marrjes së rekomandimit për datën se kur ata do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Por edhe lëvizja e lirë ka rregullat e veta.

Por cilat do të jenë rregullat mbi levizjen e lirë në vendet e zonës Schengen, mbasi kosovarëve kanë me ju liberalizue vizat, vendim që ka mundësi me hyjë në fuqi në fund të muejit Qershor.

Të pyetun nga lajmi.net, zyrtarë nga Ministria e Integrimeve Europiane, kanë sqaru se megjithatë edhe lëvizja e lirë ka rregullat që secili qytetar duhet me ju përmbajt.

Kështu me liberalizim të vizave, mund t’udhëtohet pa vizë në shtetet e zonës Schengen, por nuk mund të qendrohet ma gjatë se 90 ditë ( çdo gjashtë muej).

Me liberalizim, udhëtimin pa vizë mund ta bajë çdo qytetar shtetas i Republikës së Kosovës, që posedon pasaportë biometrike.

Por mbas liberalizimit të vizave edhe qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë biometrike, por kanë vizë valide Schengen, mund ta shfrytëzojnë atë për aq kohë sa kanë validitet.

Kjo do të thotë se mbas liberalizimit, të gjithë ata që kanë vizë Schengen valide, nuk ka nevojë me vrapue për me marrë pasaportë biometrike.

Por mbas liberalizimit, për çdo vizitë që bahët në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit, duhet të kenë me vete dokumente që deshmojnë gjendjen e mjaftueshme financiare (dëshmi se kanë mjete të mjaftueshme për të mbulue qendrimin në shtetin përkatës), vendin ku do të qendroni, arsyet e vizitës dhe sigurimin shendetësor.

Liberalizimi i vizave n’asnji rast nuk mundëson punësim apo ndonji veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.

Për të studiue në nji nga shtetet e Schengenit, atëherë duhet leje e qendrimit në shtetin përkatës që mundëson qendrimin ma të gjatë se 90 ditë, mbrenda gjashtë muejve.

Qytetarët kosovarë do te jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit.

Policia kufitare e shtetit të zonës Schengen, ka të drejtë me ju mohue hymjen çdo qytetari në rast të dyshimit se mund ta keqpërdorë liberalizimin e vizave.

Në rast të shkeljes eventuale dhe abuzimit me liberalizim, pasojat për individ përfshijnë:

Shqiptim të gjobës me të holla, shenim zyrtar në dosje, ndalim të hymjes në zonën Schengen në t’ardhmen për pesë vjet.