Qe çka ndodhi me të vërtetë mes Shpend Ahmetit dhe policisë italiane

shpend ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon të mbahet i ndaluem nga Policia italiane në Milano.

Mësohet se arsyeja e mbajtjes së matejme të Shpend Ahmetit nga policia italiane asht se zyrtari i naltë i Vetëvendosjes asht zbulue tue u përpjekë me mashtrue Policinë me arsyetimet e tij për me u lirue ma shpejt nga ndalesa.

Burime të lajmi.net nga Ministria e Jashtme e Shqipnisë bajnë të ditun se kryetari i Prishtinës ka udhëtue në Itali me pasaportë të Shqipnisë, ndërsa kur asht ndalue nga Policia për verifikim për shkak të dyshimeve, ai i ka thanë Policisë se asht kryetar i Prishtinës.

“Në momentin që Policia ka hy në sistem dhe e kanë pa që ky si shtetas i Shqipnisë, njikohësisht ka deklarue se asht kryetar i Prishtinës, që s’asht kryeqytet i Shqipnisë, atëherë dyshimi për të vetëm sa asht thellue dhe tash po përpiqemi që me sqarue me autoritetet italiane dhe spanjolle”, ka thanë në kushte anonime nji zyrtar i naltë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipnisë.

Këto deklarata të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë demantojnë deklaratën e mbrëmshme të Shpend Ahmetit I cili tha se është ndaluar për shkak të procedurave të Shengenit, pasi që tani u konfirmua se ai nuk ka udhëtuar fare me pasaportë të Kosovës – edhe pse kohëve të fundit Vetëvendosje është deklaruar se e njeh shtetin e Kosovës.