Qe çka po kërkon Ivanovic për zgjidhjen e incidenteve

Lideri i Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanovic dhe dr. Dragisa Milovic, kerret e të cilëve u kallën në incidente të ndame para dy javësh, në veri të Mitrovicës, deklaruen se nuk janë të kënaqun me hetimet.

Ivanovic e Milovic deklaruen para gazetarëve se këto incidente dëshirojnë të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe jo në mënyrë të improvizueme.

Ata theksuen se nuk asht fjala vetëm për fatin e familjeve të tyne, por për pasuninë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, transmeton RTK.

“Neve nuk na tutin, besojmë as bashkëpunëtorët tanë dhe as njerëzit që na qëndrojnë pranë nesh, na jemi këtu dhe kemi kalue shumë situata si kjo e tashmja dhe ai që ka ba kalkulime të tilla, ka gabue”, deklaroi Ivanovic.