Qe çka po paralajmërojnë në AAK bashkë me AKR’n

Prej të Hanës nisin konsultimet e reja për konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë. Pal Lekaj, ka thanë se edhe AKR ka me qenë pjesë e Qeverisë së re. Edhe zyrtarët e PDK’s kanë paralajmërue se shpejtë ka me pasë rezultate sa i përket formimit të institucioneve.

Partia e Ramush Haradinaj po beson se ma në fund AKR ka me lëviz drejt pjesëmarrjes në Qeverinë e re. Deputeti i AAK’s, Pal Lekaj, ka thanë se prej të Hanës ka me pasë lëvizje të shpejta në drejtim të konstituimit të Parlamentit dhe formimin e Qeverisë së re.

“Prej nesër ka me pastë veprime instensive drejt krijimit të institucioneve. Besojmë se edhe AKR ka me qenë pjesë e Qeverisë dhe konsitutimit të Parlamentit”, ka thanë Lekaj, të Diellën, për Express.

 

Shperndaje në: