Qe çka po paralajmërojnë SHBA dhe Korea e Jugut kundër Koresë Veriore

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in, ranë dakord me intensifikue presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut, për shkak të testeve të përsërituna bërthamore dhe raketore.

Dy liderët folën në telefon të Diellën dhe zyrat e tyne publikuen nji përshkrim të bisedës. Në nji komunikatë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se dy presidentët, veçse ranë dakord që të rritin presionin ndaj Koresë së Veriut, gjithashtu kanë me i shtue masat mbrojtëse.

Shumë ma i qartë Trump në mesazin e tij të zakonshëm në Twitter.

“Fola me presidentin Moon, të Koresë se Jugut dhe e pyeta se si po ia çon njeriu i raketave. Radhë të gjata për benzin po formohen atje, shumë keq”, shkroi Trump në Twitter.

Shperndaje në: