Qe çka po presin tash amerikanët prej liderëve kosovarë

ambasadamerikanepr
Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka thanë për lajmi.net se në këtë moment kritik për Kosovën presin nga udhëheqësit politikë që të marrin vendime për të mirën e qytetarëve, e jo vendime për vete.

Ambasadori i ShBA’ve, Greg Delawie dje ka takue Kryetarin e Aleancës Kosovar e Re dhe ka paralajmërue takime me krenët e subjekteve tjera politike.

Zadhanësja e ambasadës së SHBA’ve më J. Michelle Schohn ka thanë se presin nga udhëheqësit politikë në Kosovë me marrë vendime për qytetarët, e jo për vete.

“Presim që, në këtë moment kritik për Kosovën udhëheqësit politikë me marrë vendime për qytetarët e Kosovës, jo për vete apo për partinë e tyne. Shpresojmë se kjo Qeveri ka m’u formue së shpejti dhe në pajtim me procedurat kushtetuese të Kosovës”, ka përfundue Schohn.