Qe çka shkruejn mediat zvicrane për Kosovën!

kosovaa

Nji grupacion ushtarësh nga Kosova, në fillim të javës ka publiku nji video për të mobilizu ithtarë, “për të mbrojt interesat kombëtare në Veri të Kosovës,”, shkruen në median zvicrane schweizmagazin.ch, që asht ndër lajmet ma të vizitueme.

Lajmi ka të bajë mbas publikimit të nji videoje nga veriu, ku Aleanca Kombëtare Shqiptare, kishte dalë me video dhe fotografi, për të thirrë të rijtë shqiptarë për bashkangjitje në luftë.

“U kerkoj luftarëve të përgaditen për sulmet e reja, për të mbrojt interesat tona, kjo sepse në Veri të Mitrovicës luftojnë shqiptarët autoktonë, ndërsa ish kolegët e tyjne, të cilët po udhëheqin Kosovën, e kanë mendjen te mbushja e xhepave me para,” thuhej në kumtesën e AKSH’s, që mbas mediatizimit në mediat serbe, por merr hov edhe te ato nderkombëtare.