Qe çka shkruejnë mediat serbe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Janë dy anëtarët nga rradhët e PDK’s, të cilët kane me kandidojnë për President të Kosovës, ata janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.
Kështu e fillojnë komentimin e tyne televizioni serb B92 për seancën parlamentare të ditës së sotme të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit.
Thirrjet për protestë nga ana e opozitës bashkuen qytetarë në mëngjesin e sotëm, nga qendra e Prishtinës e deri te ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit, vazhdon shkrimi.
Aty protestuesit u ndaluen nga kordonet e policise që ishin pozicionue te oborri i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, B92 shkruen se aty po paraqiten sllogane kundër Hashim Thaçit President, dhe po brohorasin kundër kësaj qeverisje e të cilat po ndigjohen edhe mbrenda Kuvendit.
B92 vazhdon shkrimin tue kallxue se edhe disa deputetë të Listës Serbe gjenden mbrenda sallës së Kuvendit.
Aktivistët e opozitës para Qeverisë dhe Kuvendit, para 3 ditëve ngritën tenda në sheshin e Prishtinës, tue kërkue zgjedhje të parakohshme e tue thane se nuk kane me lejue zgjedhjen e Thaçit President, vazhdon shkrimi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen nëse Kuvendi nuk arrinë me zgjedh Presidentin e ri, deri me 6 Mars.