Qe çka shkruen gazeta italiane Corriere Della Sera për Ibrahim Rugovën

Gazeta e famshme italiane Corriere Della Sera ka ba nji shkrim per Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugova, tue shkrue fjale te mira per te.

Qe disa fragmente nga shkrimi:

Në këtë botë ka qenë nji “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashma asht harrue. Ai asht arkitekti i pamvarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në vitin 1989, u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shkrimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite ma vonë u votue si President i tyne. Ai u ba udhëheqës i luftës për pamvarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.

Në vitin 1998, ai ka thanë: “Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në nji Kosovë të pamvarun”.

Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij me shpallë pamvarësinë. Me origjinë muslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë nji europian, nji humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtenimit, mbasi në shpinë e tij mbante dy postera të Nanës Terezë dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.