Qe çka thonë analistët për zgjedhjen e Thaçit!

Kushtetuta e Kosovës në nenin 83 përcakton statusin e Presidentit të Kosovës, si përfaqësues të unitetit të popullit të Kosovës.

Por, sa do të jetë faktor uniteti, presidenti i zgjedhun ditë ma parë, Hashim Thaçi?

Analistët politikë kanë qendrime të ndryshme.

Ata vlerësojnë se prej të gjithë presidentëve të mbaspmavarësisë, Thaçi ka ma së shumti legjitimitet, ndërsa kanë dyshime se ai do të mund të jetë faktor për zgjidhjen e krizës politike.

Analisti Bexhet Shala, që asht drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë për Radio Kosova se asnji president i deritashëm nuk ka pas legjitimitet ma shumë se Thaçi.

Si Shala nuk mendon analisti Imer Mushkolaj. Ai nuk sheh përmirësim të situatës politike me zgjedhjen e Thaçit president.

Hashim Thaçi më 26 Froe u zgjodh president i vendit me 71 vota të deputetëve të koalicionit qeverisës, pa praninë e deputetëve të opozitës dhe nën zhurmën e protestave që u zhvilluen gjatë gjithë asaj dite përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Betimin si president, Thaçi do ta bajë më 7 Prill, nji ditë mbasi Atifete Jahjagës i përfundon mandati si presidente e Kosovës.