Qe çka thotë AAK për dorëheqjen e Donika Kadaj Bujupit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka dhanë dorëheqjen nga kjo parti.

Përmes nji njoftimi zyrtar, ajo len me kuptue se asht e pakënaqun me lidershipin e partisë, të cilën e akuzon, pa e përmendë me emën, se ka marrë vendime të njianshme.

Si duket, ajo i referohet vendimit të AAK’s për me e bojkotue Kuvendin, pa u konsultue me partitë e tejra opozitare, të cilat megjithatë i shkuen mbas këtij vendimi të Ramush Haradinajt.

Nuk dihet ende se në cilën parti ka me aderue mbas kësaj deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo, luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër.
Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit.
Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pakthyeshëm”, ka thane Kadaj Bujupi.

Por për vetë AAK’n, ky asht nji vendim personal i deputetes për arsye që i din vetëm ajo.

Përmes nji deklarate zyrtare, AAK shpreh keqardhje për këtë vendim të Kadaj-Bujupit, por edhe mirënjohjen për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvend, si deputete e AAK’s, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj.

Ma tej, tu’ mos komentue qëndimin e Kadaj-Bujupit, AAK deklaron se mbetet parti e parimeve demokratike AAK dhe e vendimeve të forumeve të veta.

Vendimi i sotëm i Donika Kadaj-Bujupi, që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përketë vetëm asaj dhe asryeve të saj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të Zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj.
AAK, vazhdon të jetë parti e parimeve demokratike dhe e vendimeve të forumeve të veta.
Poashtu AAK është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr, deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë”, thuhet në njoftimin e AAK’s.