Qe çka thotë Isa Mustafa për Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin!

Deri tash, Isa Mustafa ka refuzue me u marrë me ish-shefin e tij, Fatmir Sejdiun, por sot, Mustafa ka thanë se ish-Presidenti Sejdiu s’ka arsye me qenë i pakënaqun, mbasi vendimet në LDK merren me shumicë të votave. Me gjuhë të njajtë Kryeministri ka folë edhe për Vjosa Osmanin.

“Na ju kemi dhanë mundësinë që edhe Vjosa Osmani edhe Fatmir Sejdiu me thanë mendimin e tyne. Bile edhe shumë ma gjatë se sa kanë folë të tjerët. Nuk kanë arsye me qenë të pakënaqun, kanë arsye të bashkëpunojnë dhe të jenë pjesë e këtyne proceseve, sepse askush nuk idhnohet nga vota edhe nga qëndrimi i shumicës”, ka thanë Mustafa.

“Kjo asht demokraci dhe duhet me u pranue vullneti i shumicës, vullneti i shumicës asht kjo që po ndodhë këtu në LDK”, ka shtue Mustafa.