Qe çka thotë Kreshnik Spahiu mbas debatit në emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin

Jo vetëm politikanët tanë befasohen me gazetarët në Shqipni. Ndodh edhe anasjelltas.

Së fundi, asht kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ai i cili asht befasue me insistimin e gazetarit në nji intervistë të realizueme.

Ai në nji postim në rrjetet sociale, asht impresionue nga intervista që e ka dhanë në emisionin “Rrokum Roll”, të autorit Fidan Jupolli, në Televizionin Rrokum.

Psotimi i plotë i Spahiut:

Ky është gazetari shqiptar nga Prishtina që më ka gozhduar, suprizuar, emocionuar, trazuar dhe befasuar më shumë në këto vite. Ai quhet Fidan dhe realizon Hard Talk Show-n më të shikuar në Kosovë “Rrokum-Rroll”. Për herë të parë u ndjeva si “i pandehuri” përball “prokurorit”. Komplimente gazetarisë shqiptare në Prishtinë!

Ju sjellim edhe njiherë emisionin e plotë të Rrokum Roll, ku ishte i ftuem Kreshnik Spahiu.