Qe çka thotë Kryeministri për vdekjen e Rupert Neudeck

Mbas lajmit për vdekjen e humanistit dhe gazetarit, Rupert Neudeck, ndërmjet nji njoftimi për media ka reague zyra e Kryeministrit tue thane se, Neudeck ka me u mbajte mend dhe ka me u përkujtue gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ma poshtë lexone komunikatën e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës me dhimbje e mori lajmin për vdekjen e humanistit gjerman, Rupert Neudeck.
Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare.
Rupert Neudeck, ishte gazetarë, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.
Zoti e Bekoftë Humanistin Rupert Neudeck!