Qe çka thotë Selmanaj për veprimin e Teuta Rugovës

Deputeti i AAK, Rasim Selmanaj, përmes nji postimi në “Facebook”, e ka përkrahe deputeten e LDK’s, Teuta Rugova, e cila sot votoi krah PAN’it, për shtyemjen e seancës.

Selmanaj ka thanë se veprimi i saj ishte nji shembull i mirë i demokracisë parlamentare! Simbas tij, nuk asht rastësi që çika e presidentit Ibrahim Rugova të ndjek udhën e babes së saj tue tregue vlerësim dhe respekt për njerëzit meritor të Kosovës, pamvarësisht partive

Ky asht postimi i plotë:

Po i veçoj dy vota ndryshe nga grupi parlamentar i AAK-së, në kohën kur isha deputet, për dy tema të rëndësishme!

1. Vota ime ishte kundër Ligjit mbi Zonën e Mbrojtur….

2. Vota ime ishte edhe kundër himnit të shtetit të Kosovës!

Ate që sot e bëri Teuta Rugova ishte një shembull i mirë i demokracisë parlamentare!

Nuk është rastësi që vajza e presidentit Ibrahim Rugova të ndjek rrugën e babait të saj duke treguar vlersim dhe respekt për njerëzit meritor të Kosovës,pavarsisht partive….

Duhet të mësohemi me demokracinë parlamentare dhe të drejtën e deputetit me votu sipas bindjeve të tij!

Po të isha deputet i një partie tjetër politike do ta votoja Ramushin për kryeministër duke ruajtur përkatësin partiake!

Si dhe në rrethanat aktuale siç e parasheh kushtetuta që kryetari i takon vetëm dhe vetëm koalicionit fitues- PAN-it, do të duhej me e votu kandidatin e PAN për kryetar!

Kjo është logjika e krijimit të institucioneve e jo të shkohët me logjikën e bllokimit dhe të inateve!

Une besoj se deputetet do te kryejnë obligimin ndaj qytetarëve dhe kushtetutës duke krijuar institucionet shtetërore!

Kur ka vullnet gjithmonë gjinden zgjidhjet..