Qe çka thotë Shpend Ahmeti për shkarkimin e bordit të Trafikut Urban

shpendahmetiii

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësue si lajm fantastik shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Simbas tij, janë shkarkue ata që mundoheshin me e pengue punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Postimi i plotë:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.
Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:
1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”;
2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;
3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”;