Qe çka thotë Trump për kryetarin e ri të Londrës

Kndidati për president, Donald Trump, njihet për qëndrimin e tij ndaj emigrantëve. Në dhetor të vitit të kaluem, mbas sulmeve në San Bernardino, Trump pati deklarue se nëse kishte me u zgjedhë president, ka me ndalue hymjen e emigrantëve muslimanë në SHBA.

Por, në lidhje me kryetarin e sapozgjedhun të Londrës, ai ka nji mendim tjetër.

“Gjithmonë ka përjashtime”i ka thanë Trump gazetës “New York Times”, tue shtue se, ishte i lumtun me zgjedhjen e Sadik Khanit si kryetar komune i nji kryeqyteti perëndimore, sepse “ai ka me qenë nji shembull”.

“Mendoj se nëse ban nji punë të mirë, ai ka me qenë nji shembull. Kishte me qenë diçka e shkëlqyeme nëse ai e ban mirë punën që i asht ngarkue”, ka shtue Trump.