Qe çka thotë Vucic për zgjedhjen e Thaçit!

Gjatë nji konference për shtyp me media serbe për zgjedhjen e Hashim Thaçit President i Kosovës, ka folë edhe Kryeministri serb Aleksandar Vucic.

I pyetun për mendimin e tij rreth kësaj zgjedhje, ai tha se “nuk asht i lumtun dhe i kënaqun me zgjedhjen e Hashim Thaçit si President i Kosovës, por kjo asht deshira e shumicës shqiptare”, deklaroi i pari i Qeverisë serbe.

Vucic u tha gazetarëve se deputetët serbë nuk kanë votu për Thaçin për faktin se nuk kishte marrëveshje me Beogradin, dhe se këto vendime janë ba në bazë të ndërgjegjes së tyne dhe në përputhje me interesat e tyne.

“Dhe në këtë kuptim, unë i mbështes ata,” u shpreh Vucic.

Vucic theksoi se deputetët serbë nuk kanë votu për Thaçin, sepse tue mendu kryesisht për interesat e tyne dhe për menyrën se si dhe me kend të jetojnë, edhe kanë qendru aty.