Qe çka u bisedue në takimin LDK-VV

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbajtë sot takimin e dytë, mbas shpalljes së rezultateve zgjedhore të 11 Qershorit.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmue zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Me pak detaje të dhanuna nga ky takim, Hoti tha se mes delegacioneve të VV e LDK asht diskutue për çashtje programore dhe rrugën që duhet ndjekë përpara dy subjektet.

Simbas Hotit, ky takim po ashtu, ka të baj edhe me randësinë, siç e ka quejt ai, të “ndryshimit të madh”.

“Asht mbajtë nji takim gjatë ditës së sotme, ku asht diskutue rruga përpara. Diskutimi ka qenë i çashtjes programore dhe randësinë e ndryshimit të madh”, ka thanë Hoti.