Qe deputetët që janë kundër Demarkacionit

Deputetët e “pandëgjueshëm” të PDK’s dhe të LDK’s munden me ja pamundësue “koalicionit të elefantëve” ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Koalicioni qeverisës i ka gjithsej 87 deputetët (tue llogaritë në deputetët e pamvarun Blerim Shala dhe Margarita Kadriu), por në bazë të qëndrimeve që janë shprehë deri tash janë të paktën katër deputetë të PDK’s (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela dhe Shaip Muja) dhe katër të LDK’s (Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Besa Gaxherri), të cilët mund ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së 26 Gushtit 2015.

Përveç këtyne, votë kundër Demarkacionit mund të pritet edhe nga deputetët e PDK’s, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Flora Brovina, të cilët kanë shprehë dyshime për Marrëveshjen.

Gjithashtu, flitet edhe për votë kundër nga dy deputetët tjerë të LDK’s, Anton Quni e Adem Salihaj. /Zeri