Qe draft-marrëveshja e koalicionit AAK-Nisma

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhen para nji bashkimi forcash, i cili ka me çue në nji koalicion parazgjedhor, ku me nji listë të përbashkët zgjedhore kane me prit shpalljen e zgjedhjeve.

Mësohet se nesër mbasdite në selinë e Nismës për Kosovën, dy liderët e partive Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kane me nënshkrue marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Simbas këtij drafti të siguruem nga indeksonline, koalicioni mbetet i hapurn edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.

Kjo është një pjesë e draftit të marrëveshjes:

Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.