Qe edhe skenari i Policisë, për protestën sot

policia-shesh

Policia e Kosovës ka përfundue të gjitha përgatitjet për protestën e sotme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, tue angazhue numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës.

Zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmue për KosovaPress se, qëllimi i planit dhe angazhimeve policore ka me qenë në sigurinë e përgjithshme në Kosovë, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit.

Ai ka thanë se kanë shtue masat e sigurisë për me garantue rend, qetësi dhe siguri publike, lëvizje të lirë, para, gjatë dhe mbas protestës.

Hoxha ka shtue se, qëllimi i planit policor asht garantimi i rendit dhe sigurisë, si dhe lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët.

Simbas tij, në bazë të nevojave operative kanë me u realizue edhe ridrejtime të trafikut për nji qarkullim pa pengesa.

Ai tha se, Policia e Kosovës ka angazhue kapacitete të mjaftueshme, respektivisht numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës.