Qe emnat e ri të Qeverisë Mustafa

Partia Demokratike e Kosovës ka vendos për emrat e ri që kane me iu bashkue kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafës.

Si mëson Indeksonline, Hajredin Kuqi ka me qene zv/Kryeministër, Enver Hoxhaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa Gani Koci si ministër i Drejtësisë.

Ky i fundit ka konfimue për Indeksonline se strukturat e PDK’s, kanë vendos që ai me qene në postin e ministrit të Drejtësisë, e jo qysh asht përfole në disa media se ai ka me drejtue Minstrinë e Integrimeve Europiane.

Mua me vendim të kryesisë më është ofruar posti i ministritë të Drejtësisë. Organi kryesor i Partisë ka vendosur unanimisht dhe nuk ka tjetër emër që lakohet rreth këtij pozicioni”, tha ai.

Koci thotë se e ka pranue me kënaqësi Ministrinë, të cilën deri tani e ka udhëheq Kuqi.

Pas shumë diskutimeve e kam pranuar këtë post”, u shph ai.

Ndryshe, zavendësimet e reja të kabinetit të Isa Mustafës, pritet me u procedue në Qeveri ditëve në vazhdim.