Qeveria Mustafa, qe emnat e ri!

Dorëheqja e presidentit të zgjedhun Hashim Thaçit nga egzekutivi, ka lanë zbrazëti në qeverisjen e vendit, e cila së shpejti do të plotësohet.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Thaçi pritet të zavendësohet nga Enver Hoxhaj i PDK’s, i cili kishte qeveris edhe ma herët me këtë dikaster qeveritar.

Kurse, në postin e zavendëskryeministrit të parë pritet të emnohet Hajredin Kuçi, i cili do të japë dorëheqje prej postit të ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë e qeverisun nga Kuçi, Republika.info meson se tash e tutje pritet të qeveriset nga LDK, e cila në krye të saj po planifikon ta vendos ministrin aktual për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demollin, i cili kishte udhëheq me këtë ministri edhe në të kaluemen.

Ditë ma parë këtë e kishte paralajmëru edhe deputeti i LDK’s, Anton Çuni, i cili kishte kallxu për Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se në bashkëbisedën e tij me Mustafën e Thaçin, para të cilëve kishte adresu çashtjen e vrasjeve politike, Thaçi i kishte thanë që këtë punë duhet sqaru njiherë e mirë dhe LDK do të qeverisë edhe me Ministrinë e Drejtësisë.

Në vend të Demollit në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pritet të kthehet persëri si ministër Agim Çeku i PDK’s.