Qe emnat ma të pëlqyem për fëmi në Kosovë

Përzgjedhja e emnit asht nji nga pjesët ma të bukura dhe ma sfiduese për prinderit gjatë kohës kur ata presin ardhjen në jetë të fëmiut të tyne.

Simbas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi i emnave të përzgjedhun nuk dallon shumë në këto tre vitet e fundit.

Listës i prijnë emnat ndërkombëtarë, tue mos përjashtue edhe nji pjesë të atyne me kuptim fetar.

Karakteristikë e gjithë kësaj janë emnat e shkurtë, të cilët tanima veçse janë në krye të listave zyrtare të emnave.
Ma poshtë janë paraqit tabelat e trendit të emnave për vajza dhe djem në tre vitet e fundit në Kosovë, simbas ASK’s.

Emnat ma të shpeshtë për vajza në këto tri vitet e fundit në Kosovë janë: Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela dhe Anisa, ndërsa për djem janë emnat: Diar, Amar, Leart, Omer, Ensar dhe Dion.