Qe kandidatët e AAK’s për kryetarë të gjashtë komunave (foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ba prezentimin e të nominuemve si kandidatë për kryetarë të komunave të Podujevës, Malishevës, Drenasit, Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Kryetari Haradinaj ka prezentue: Fatmir Humollin si kandidat për Kryetar të Podujevës, Kajtaz Gashi si kandidat për Kryetar të Malishevës, Arta Ahmeti – Xhylani si kandidate për Kryetare të Drenasit, Esat Peci si kandidat për Kryetar të Mitrovicës, Ahmet Grajqevci si kandidat për Kryetar të Fushë Kosovës dhe Lutfi Bilalli si kandidat për Kryetar të Vushtrrisë.