Qe kend e fajëson AKR’ja për shkuemjen te PAN’i

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thanë se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! për me formue nji shumicë parlamentare kanë ndikue që AKR me ju bashkue koalicionit PAN.

Në nji intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thanë se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyni AKR’n me kqyrë alternativa të tjera për zhbllokimin e formimit të institucioneve.

Këtë gja e ka thanë edhe vetë presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli, i cili në letrën drejtue kryesisë e potencoi faktin se, ‘i ka pritë LDK’n dhe VV’n që të merren vesh’.

Shperndaje në: