Qe kend e nxjerr sondazhi i parë si president të ri të Francës

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze Francois Fillon, simbas nji sondazhi, ka me fitue lehtë në garën presidenciale të vitit të ardhshëm ndaj lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Simbas nji sondazhi të kryem nga “Harris Interactive”, Fillon ka me fitue bindshëm me rreth 70 për qind të votave. Kjo fitore e tij ka me ardhë vetëm në raundin e dytë, mbasi në të parin pritet që presidenti aktual Francois Hollande me fitue 9 përqind, njisoj sikurse kryeministri Manuel Valls, shkruen “Reuters”.