Qe ku ka shkue Remi!

remiii

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi asht rikthy në burg, për ta vuejt pjesën e mbetun të denimit.

Kështu i kanë thanë Gazetës Blic burime mbrenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Para disa ditësh Remi asht rikthy në burg, për ta mbajt edhe pjesën e mbetun të denimit”, ka thanë ky burim.

Remi pritet që t’i mbaj edhe 11 muej burg.

Pos Remit, para disa ditësh edhe ish- deputeti tjetër dhe njani prej ish- komandantëve të Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi kishte shku vullnetarisht ta mbajë edhe nji pjesë të burgut që i ka mbet, mbasi ishte denue bashkë me “Grupin e Llapit”.