Qe ku kanë me votue tre kandidatët për kryeministër

Janë tre kandidatë të nominuem për kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Vendet dhe orët ku kanë me votue sot liderët kryesorë të vendit:

09:30 – Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, voton në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

– I nominuemi për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, sot në orën 09:00, voton në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka me votue në Fakultetin Ekonomik në orën 10:00.