Qe kujt ka m’i takue posti i kryetarit të Kuvendit

Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, posti i kryetarit të Kuvendit ka m’i takue PDK’s.

Ish deputeti i këtij subjekti në legjislaturën e kalueme, Hajdar Beqa, ka thanë se ky post padyshim ka m’i takue PDK’s. Tue shtue se nëse Veseli dëshiron të udhëheq me Kuvendin edhe nji mandat, atëherë kjo ka me ndodhë.

“Në bazë të marrëveshjes me partnerët e koalicionit, atëherë sigurisht neve na takon posti i kryetarit të Kuvendit. Na nuk kemi bisedue, por mvaret nga kryetari i partisë tonë. Nëse pranon ai, na ma kënaqësi kemi me mbështetë”, ka thanë Beqa për ‘Indeksonline’.