Qe kur bahen akuzat e para nga Gjykata Speciale

Pa hy në fuqi Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Holandës rreth vendit nikoqir të Gjykatës, nuk ka me pasë nisje të proceseve gjyqësore. Megjithatë, gjithçka ka me u qartësue në pjesën e parë të vitit 2017, kur pritet me qenë edhe akuzat e para për krime lufte.

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale për Kosovën po shkon simbas planit dhe në koordinim me tana instancat relevante. Rrjedhimisht edhe akuzat e para për ish luftarët e UÇK’s të dyshuem për krime lufte gjatë viteve 1998-2000, kanë me nisë në pjesën e parë të vitit 2017.

Në nji prononcim për gazetën “Zëri”, zadhënësja e Dhomave të Specializueme, Avis Benes, ka thanë se aktualisht janë tue u zgjedhë gjykatësit dhe presidenti i Dhomave të Specializueme. Vetëm ma vonë ka me u ba miratimi i rregullores së procedurës gjyqësore dhe provave nga gjyqtarët, i cili asht nji dokument kyç që rregullon kryermen e procedimeve para Dhomave të Specializueme.

Megjithëkëtë, edhe pse Mbretnia e Holandës ka votue pro ratifikimit të Marrëveshjes që parasheh vendosjen e Dhomave të Specializueme në këtë shtet, kjo ende nuk ka hy në fuqi.