Qe kur bahet varrimi i 3 viktimave kosovare të sulmit në Munich

Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj janë tre viktimat kosovare që humbën jetën nga sulmi në qendrën tregtare “Olympia” në Munich të Gjermanisë.

Mbasditen e së Premtes, Ali Songoly, 18 vjeçar la të vdekun 9 persona dhe i plagosi 10 të tjerë tue i qëllue me armë.

Familjarët e viktimës Armela Segashi nga Podujeva kanë thanë për Indeksonline se prindët kanë me u kthye nga Munich’u nesër në mëngjes, ndërsa trupat e të rijve të vdekun kanë me u kthye mbasdite.

Ata kanë kallxue se varrimi i viktimave ka me u ba të Marten.